
Thirrje për shkëmbim studentor në DHBW Karlsruhe
Semestri i pranverës 2027 · Karlsruhe, Gjermani
Hybrid & Career-Driven Education
Studio një semestër në Gjermani, me mundësi burse. Apliko deri më 10 tetor
Përmbajtja
Kolegji Universum – Ferizaj hap thirrjen për shkëmbim studentor në DHBW Karlsruhe (Duale Hochschule Baden-Württemberg Karlsruhe), Gjermani, për semestrin e pranverës 2027.
DHBW Karlsruhe është universitet me studime duale, ku mësimi akademik lidhet ngushtë me praktikën. Karlsruhe ndodhet në jugperëndim të Gjermanisë, afër kufirit me Francën dhe Zvicrën. Qyteti është shumë i përshtatshëm për të udhëtuar nëpër Europë.
Detajet e shkëmbimit
Institucioni pritës: DHBW Karlsruhe, Gjermani
Periudha: Semestri i pranverës 2027 (1 shkurt – 30 qershor 2027)
Kohëzgjatja: 1 semestër
Gjuha e mësimit: anglisht
Fushat e studimit: Administrim Biznesi dhe Shkenca Kompjuterike
Orientimi: dy javët e para të shkurtit, bashkë me fillimin e ligjëratave
Bursa
Studentët e nominuar mund të aplikojnë për bursën e Fondacionit Baden-Württemberg (Baden-Württemberg Stiftung), e cila jepet për 3 muaj. Kolegji Universum – Ferizaj bën parapërzgjedhjen e kandidatëve për bursë. Informatat për dokumentet e bursës gjenden këtu.
Pse Karlsruhe?
Me Deutschland Ticket (63 € në muaj) udhëtoni pa kufi me transport publik dhe tren rajonal nëpër gjithë Gjermaninë;
Strasburgu (Francë) është 1.5 orë larg me tren, Zvicra 2 orë dhe Mynihu 4 orë;
Aeroporti afër qytetit ka fluturime të lira drejt Europës Jugore.
Kush mund të aplikojë
Kandidati/ja duhet të:
Jetë student/e i/e regjistruar në Kolegjin Universum – Ferizaj;
Studiojë në fushën e Biznesit ose të Shkencave Kompjuterike;
Ketë përfunduar së paku vitin e parë, nëse është student/e Bachelor;
Ketë rezultate të mira akademike;
Njohë gjuhën angleze së paku në nivelin B2;
Jetë i/e motivuar për të studiuar në një mjedis ndërkombëtar.
Përparësi kanë:
Studentët që nuk kanë qenë më parë në shkëmbim;
Studentët me notë mesatare më të lartë;
Studentët me njohuri më të mira të gjuhës angleze dhe motivim të qartë.
Dokumentet për aplikim
CV në gjuhën angleze;
Letër motivimi (Motivation Letter) në anglisht;
Transkripta e notave (Transcript of Records);
Certifikata e gjuhës angleze (niveli B2), ose dëshmi tjetër e njohjes së anglishtes.
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU dhe duke bashkëngjitur dokumentet e kërkuara. Në aplikim shënoni nëse dëshironi të aplikoni edhe për bursën.
📅 Afati i fundit për aplikim: 10 tetor
Pas përzgjedhjes, Zyra Ndërkombëtare i nominon studentët në DHBW Karlsruhe. Studentët nga Kosova duhet të pajisen me vizë studentore (Tipi D) për Gjermani, prandaj procedurat duhet të fillojnë sa më herët.
Për pyetje, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare të Kolegjit Universum – Ferizaj.
Ju urojmë suksese në aplikim!