
Thirrje për mobilitet Erasmus+ në PAR University of Applied Sciences
Semestri i pranverës 2026/2027 · Rijeka, Kroaci
Hybrid & Career-Driven Education
Studio një semestër në anglisht me bursë Erasmus+. Afati i aplikimit: 20 nëntor 2026.
Rreth PAR University of Applied Sciences
PAR University of Applied Sciences (Veleučilište PAR) ndodhet në zemër të Rijekës, qytetit më të madh portual të Kroacisë. Qyteti ka atmosferë mesdhetare dhe jetë studentore shumë aktive. PAR është pjesë e EU4Dual – European Dual Studies University, një aleancë me seli në Bruksel që përfshin 10 institucione të arsimit të lartë europian. Fokusi i PAR është te mësimi praktik dhe bashkëpunimi me kompanitë.
Çfarë ofron shkëmbimi
Semestër studimi në semestrin e pranverës 2027
Lëndë të ligjëruara tërësisht në gjuhën angleze, në nivelin Bachelor dhe Master
Mundësi për praktikë profesionale në kompanitë partnere të PAR
Program Buddy, ku çdo student i ri ka një student vendas që e ndihmon
Aktivitete si European Week (3–9 maj 2027), vizita studimore, gara sportive dhe evente kulturore
Programet e studimit
Bachelor: Business Management, Management in Gastronomy
Master: Financial Management, Management of Small and Medium Enterprises, Sports Management
Kush mund të aplikojë
Kandidati/ja duhet të:
Jetë student/e aktiv/e në Kolegjin Universum
Ketë përfunduar së paku vitin e parë të studimeve, nëse është student/e Bachelor;
Ketë rezultate të mira akademike;
Njohë gjuhën angleze së paku në nivelin B1, pasi të gjitha lëndët ligjërohen në anglisht;
Jetë i/e gatshëm/gatshme të studiojë në një mjedis ndërkombëtar dhe ta përfaqësojë institucionin me përgjegjësi.
Përparësi në përzgjedhje kanë:
Studentët që ende nuk kanë qenë në mobilitet Erasmus+;
Studentët me notë mesatare më të lartë;
Studentët që tregojnë motivim të qartë dhe interes për programet e biznesit dhe menaxhmentit.
Dokumentet për aplikim
CV në gjuhën angleze;
Letër motivimi (Motivation Letter) në anglisht;
Transkripta e notave (Transcript of Records);
Certifikatë e gjuhës angleze, nëse e keni.
Shënim: Pas nominimit, studentët e përzgjedhur do të udhëzohen për dokumentet që duhen dorëzuar në PAR, si formulari i aplikimit, Learning Agreement, kopja e pasaportës dhe sigurimi shëndetësor. Për studentët nga vendet jashtë BE-së kërkohet edhe viza studentore (Tipi D).
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU dhe duke bashkëngjitur dokumentet e kërkuara.
📅 Afati i fundit për aplikim: 20 nëntor 2026
Kontakt
Për pyetje, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kolegjit Universum.