
Thirrje për mobilitet Erasmus+ në Yeditepe University
Semestri i pranverës 2026/2027 · Stamboll, Turqi
Hybrid & Career-Driven Education
Mobilitet Erasmus+ në Stamboll për studentët e Kolegjit Universum – Ferizaj. Apliko deri më 1 dhjetor.
Kolegji Universum – Ferizaj hap thirrjen për mobilitet studentor Erasmus+ në Yeditepe University, Stamboll, Turqi, për semestrin e pranverës 2026/2027.
Yeditepe University ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit, në lagjen Ataşehir. Stambolli është qyteti më i madh i Turqisë, një qendër e madhe kulturore dhe akademike ku takohen Europa dhe Azia.
Detajet e mobilitetit
Institucioni pritës: Yeditepe University, Stamboll, Turqi
Lloji i mobilitetit: Student Mobility for Studies (SMS)
Periudha: Semestri i pranverës 2026/2027
Kohëzgjatja: 1 semestër
Gjuha e mësimit: anglisht (disa lëndë edhe në gjuhë të tjera)
Ngarkesa: rreth 30 ECTS për semestër
Njohja e kredive: kreditë ECTS njihen sipas marrëveshjes Erasmus+ (Learning Agreement)
Lëndët që ofrohen gjenden në katalogun e lëndëve të Yeditepe.
Mbështetja financiare
Studentët e përzgjedhur përfitojnë bursë mujore dhe mbulim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas rregullave të programit Erasmus+.
Kush mund të aplikojë
Kandidati/ja duhet të:
Jetë student/e i/e regjistruar në Kolegjin Universum – Ferizaj;
Ketë përfunduar së paku vitin e parë, nëse është student/e Bachelor;
Ketë rezultate të mira akademike;
Njohë gjuhën angleze së paku në nivelin B1;
Jetë i/e motivuar për të studiuar në një mjedis ndërkombëtar.
Përparësi kanë:
Studentët që nuk kanë përfituar më parë nga mobilitetet Erasmus+;
Studentët me notë mesatare më të lartë;
Studentët me motivim të qartë dhe interes për lëndët që ofron Yeditepe.
Dokumentet për aplikim
CV në gjuhën angleze;
Letër motivimi (Motivation Letter);
Transkripta e notave (Transcript of Records);
Certifikata e gjuhës angleze.
Shënim: Pas nominimit, studentët e përzgjedhur i dorëzojnë dokumentet në platformën KION të Yeditepe: kopjen e pasaportës, Learning Agreement të nënshkruar e të vulosur, certifikatën e gjuhës, 5 fotografi pasaporte me ngjyra dhe dëshminë e sigurimit shëndetësor. Për qëndrim më të gjatë se 90 ditë në Turqi nevojitet leje qëndrimi (Residence Permit).
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU dhe duke bashkëngjitur dokumentet e kërkuara.
📅 Afati i fundit për aplikim: 1 Dhjetor
Pas përzgjedhjes, Zyra Ndërkombëtare i nominon studentët në Yeditepe University. Më pas, Yeditepe u dërgon studentëve të nominuar udhëzimet për hapat e aplikimit.
Për pyetje, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare të Kolegjit Universum – Ferizaj.
Ju urojmë suksese në aplikim!