
Thirrje për mobilitet Erasmus+ në WSB University
Semestri i pranverës 2026/2027 · Dąbrowa Górnicza, Poloni
Hybrid & Career-Driven Education
Një vend për studim me bursë Erasmus+ në Poloni për studentët e Kolegjit Universum – Ferizaj. Apliko deri më 10 Nëntor.
Kolegji Universum – Ferizaj hap thirrjen për mobilitet studentor Erasmus+ në WSB University (Akademia WSB), Poloni, për semestrin e pranverës 2026/2027. Mobiliteti realizohet në kuadër të projektit Erasmus+ KA171.
Detajet e mobilitetit
Institucioni pritës: WSB University, Dąbrowa Górnicza, Poloni
Lloji i mobilitetit: Student Mobility for Studies (SMS), projekti Erasmus+ KA171
Numri i vendeve: 1 student
Periudha: Semestri i pranverës 2026/2027 (fundi i shkurtit ose fillimi i marsit – fundi i qershorit 2027)
Kohëzgjatja: 1 semestër
Gjuha e mësimit: anglisht
Fushat e studimit: Menaxhment, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Kompjuterike
Njohja e kredive: kreditë ECTS njihen sipas marrëveshjes Erasmus+ (Learning Agreement)
Mbështetja financiare
Studenti/ja i/e përzgjedhur përfiton mbështetje financiare Erasmus+ për shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit/akomodimit gjatë mobilitetit, sipas kushteve të projektit KA171.
Kush mund të aplikojë
Kandidati/ja duhet të:
Jetë student/e i/e regjistruar në programin Bachelor ose Master në Kolegjin Universum – Ferizaj;
Ketë përfunduar së paku një vit studimesh para fillimit të mobilitetit;
Studiojë në një fushë që përputhet me ofertën e WSB: Menaxhment, Marrëdhënie Ndërkombëtare ose Shkenca Kompjuterike;
Njohë gjuhën angleze së paku në nivelin B2, pasi të gjitha lëndët ligjërohen në anglisht;
Jetë i/e motivuar për të studiuar në një mjedis ndërkombëtar.
Shënim: Certifikata zyrtare e gjuhës angleze nuk është e detyrueshme, por Kolegji Universum – Ferizaj do ta verifikojë nivelin e anglishtes së kandidatëve gjatë përzgjedhjes. Studenti/ja duhet të jetë në gjendje të marrë pjesë aktivisht në mësim, të komunikojë me profesorët dhe të kryejë detyrat në anglisht.
Përparësi kanë:
Studentët që nuk kanë përfituar më parë nga mobilitetet Erasmus+;
Studentët me notë mesatare më të lartë;
Studentët me njohuri më të mira të gjuhës angleze dhe motivim të qartë.
Dokumentet për aplikim
CV në gjuhën angleze;
Letër motivimi (Motivation Letter) në anglisht;
Transkripta e notave (Transcript of Records);
Certifikata e gjuhës angleze, nëse e keni.
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU dhe duke bashkëngjitur dokumentet e kërkuara.
📅 Afati i fundit për aplikim: 10 Nëntor
Pas përzgjedhjes, Zyra Ndërkombëtare e nominon studentin/en në WSB University. Studentët nga Kosova duhet të pajisen me vizë për Poloni, prandaj rekomandohet që procedurat të fillojnë sa më herët pas nominimit.
Për pyetje, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare të Kolegjit Universum – Ferizaj.
Ju urojmë suksese në aplikim!