• Rreth KU
  • Modeli Ynë
  • Programet
  • Jeta Studentore
  • Lajme & Evente
  • Kontakt
Apliko Tani

E-Shërbimet

  • Portali i Studentëve (SMIS)
  • Portali i Stafit Akademik (SMIS)
  • Learning Hub (Canvas)

Ndërkombëtare

  • Përvoja Ndërkombëtare
  • Bursa Erasmus+
  • Diplomat e Dyfishta
  • Projektet Ndërkombëtare

Kontakt

  • Haki Stërmilli 1
  • Ferizaj 70000, Kosovë
  • ferizaji@universum-ks.org
  • +383 44 725 675

Kolegji Universum All Rights Reserved®

Privacy PolicyTerms & ConditionsReport Misconduct
Thirrje për mobilitet Erasmus+ në Istanbul Gelişim University

Thirrje për mobilitet Erasmus+ në Istanbul Gelişim University

Semestri i pranverës 2026/2027 · Stamboll, Turqi

Apliko TaniNa kontakto
Apliko TaniNa kontakto

Hybrid & Career-Driven Education

AI Powered
Education

Hybrid
Learning

Personalized
Learning

Career-Driven
Education

Bursë me Erasmus+ në Stamboll për studentët e Kolegjit Universum – Ferizaj. Apliko deri më 1 Dhjetor.

Përmbajtja

Kolegji Universum – Ferizaj hap thirrjen për mobilitet studentor Erasmus+ në Istanbul Gelişim University (IGU), Stamboll, Turqi, për semestrin e pranverës 2026/2027. Mobiliteti realizohet në kuadër të projektit Erasmus+ KA171, dhe për këtë thirrje ofrohen 2 vende për studentë.

Detajet e mobilitetit

  • Institucioni pritës: Istanbul Gelişim University, Stamboll, Turqi

  • Lloji i mobilitetit: Student Mobility for Studies (SMS), projekti Erasmus+ KA171

  • Numri i vendeve: 2 studentë

  • Periudha: Semestri i pranverës 2026/2027, nga 18 janari 2027 deri më 16 qershor 2027

  • Kohëzgjatja: 1 semestër

  • Njohja e kredive: kreditë ECTS njihen sipas marrëveshjes Erasmus+ (Learning Agreement)

Shënim: Mobiliteti duhet të realizohet vetëm brenda këtyre datave. Nuk pranohet mbërritja pas 18 janarit 2027 dhe largimi para 16 qershorit 2027.

Programet që mund të aplikojnë

Sipas marrëveshjes, mund të aplikojnë vetëm studentët e këtyre programeve:

  • Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

  • Shkenca Politike dhe Administratë Publike

  • Administrim Biznesi

  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze

  • Infermieri

  • Inxhinieri Kompjuterike

Mbështetja financiare

Studentët e përzgjedhur përfitojnë bursë Erasmus+ për shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit, sipas kushteve të projektit KA171. Studentët me aftësi të kufizuara inkurajohen veçanërisht të aplikojnë. Për ta është paraparë mbështetje shtesë.

Kriteret minimale

Kandidati/ja duhet të:

  • Jetë student/e i/e rregullt në Kolegjin Universum – Ferizaj, edhe në programet me orar pasdite, dhe të mos jetë në vitin e diplomimit;

  • Ketë përfunduar së paku semestrin e parë të studimeve;

  • Ketë notë mesatare minimale 2.20/4.00 për Bachelor ose 2.50/4.00 për Master/Doktoraturë [ose ekuivalentin në shkallën 6–10];

  • Ketë dokument që dëshmon njohjen e gjuhës angleze ose turke, së paku në nivelin B1;

  • Nëse ka qenë më parë në mobilitete Erasmus+, kohëzgjatja e përgjithshme e të gjitha mobiliteteve, bashkë me këtë, të mos kalojë 12 muaj.

Dokumentet për aplikim

  • CV në gjuhën angleze;

  • Letër motivimi (Motivation Letter);

  • Transkripta e notave (Transcript of Records);

  • Dokumenti që dëshmon njohjen e gjuhës angleze ose turke (niveli B1 ose më i lartë);

  • Dokumenti që dëshmon nevojat e veçanta, nëse aplikohet.

Si të aplikoni?

Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU dhe duke bashkëngjitur dokumentet e kërkuara.

📅 Afati i fundit për aplikim: 1 Dhjetor

Pas vendimit të komisionit, Zyra Ndërkombëtare i nominon studentët e përzgjedhur në Istanbul Gelişim University.

Për pyetje, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare të Kolegjit Universum – Ferizaj.

Ju urojmë suksese në aplikim!