
Konkurs pune - Zyrtar/e për Projekte Ndërkombëtare
Hybrid & Career-Driven Education
Konkurs pune - Zyrtar/e për Projekte Ndërkombëtare
Kolegji Universum – KU, Ferizaj, Kosovë, shpall konkurs për plotësimin e pozitës administrative Zyrtar/e për Projekte Ndërkombëtare, në kuadër të Zyrës për Projekte Ndërkombëtare.
Kolegji Universum – KU është institucion i arsimit të lartë, i përkushtuar ndaj zhvillimit akademik, ndërkombëtarizimit, inovacionit dhe bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Përgjegjësitë kryesore
• Identifikimi i mundësive për financim dhe përgatitja, hartimi dhe dorëzimi i projekt-propozimeve për programe të Bashkimit Evropian, përfshirë Erasmus+, Horizon Europe dhe programe të tjera ndërkombëtare.
• Koordinimi dhe menaxhimi i projekteve ndërkombëtare, duke përfshirë planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve.
• Krijimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i partneriteteve me universitete, institucione publike, organizata dhe kompani vendore e ndërkombëtare.
• Përgatitja e buxheteve të projekteve dhe mbështetja në monitorimin dhe raportimin financiar sipas kërkesave të donatorëve.
• Koordinimi i aktiviteteve me partnerët e konsorciumeve ndërkombëtare dhe sigurimi i realizimit të rezultateve dhe detyrimeve kontraktuale.
• Organizimi i takimeve, trajnimeve, punëtorive, konferencave dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të projekteve.
• Përgatitja e raporteve periodike, dokumentacionit administrativ dhe materialeve për komunikim e diseminim.
• Mbështetja e stafit akademik dhe administrativ në zhvillimin e ideve dhe aplikimeve për projekte të reja.
• Sigurimi i cilësisë së aktiviteteve dhe përputhshmërisë me rregullat dhe procedurat e programeve financuese.
Kriteret dhe kualifikimet e kërkuara
• Diplomë universitare, së paku në nivelin Bachelor; diploma Master konsiderohet përparësi.
• Së paku 3 vite përvojë pune në hartimin, koordinimin ose menaxhimin e projekteve, preferohet në programe të financuara nga Bashkimi Evropian.
• Njohuri të mira të programeve Erasmus+, Horizon Europe dhe instrumenteve të tjera të financimit ndërkombëtar.
• Aftësi të dëshmuara në përgatitjen e projekt-propozimeve, planeve të punës, buxheteve dhe raporteve.
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi, negocimi dhe bashkëpunimi në ekipe ndërkombëtare.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet kohore.
• Njohuri të mira të programeve Microsoft Office dhe mjeteve digjitale për menaxhimin e projekteve.
Kualifikimet që konsiderohen përparësi
• Përvojë në hartimin e projekt-propozimeve të suksesshme në kuadër të Erasmus+, Horizon Europe ose programeve të ngjashme.
• Përvojë në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve me partnerë ndërkombëtarë.
• Njohuri mbi rregullat financiare dhe administrative të projekteve të BE-së, përfshirë PRAG dhe financimin sipas modelit Lump Sum.
• Përvojë në raportimin narrativ dhe financiar për donatorë ndërkombëtarë.
• Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.
Dokumentet e kërkuara
• CV e përditësuar.
• Kopje të diplomave universitare.
• Dëshmi të përvojës profesionale në projekte, nëse janë të disponueshme.
Aplikimi
Vendi i punës: Kolegji Universum – KU, Ferizaj, Kosovë
Orari i punës: I plotë
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresën elektronike ferizaji@universum-ks.org, duke vendosur në subjekt: Aplikim – Senior Project Officer.
Afati i fundit për aplikim: 5 nëntor 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.