• Rreth KU
  • Modeli Ynë
  • Programet
  • Jeta Studentore
  • Lajme & Evente
  • Kontakt
Apliko Tani

E-Shërbimet

  • Portali i Studentëve (SMIS)
  • Portali i Stafit Akademik (SMIS)
  • Learning Hub (Canvas)

Ndërkombëtare

  • Përvoja Ndërkombëtare
  • Bursa Erasmus+
  • Diplomat e Dyfishta
  • Projektet Ndërkombëtare

Kontakt

  • Haki Stërmilli 1
  • Ferizaj 70000, Kosovë
  • ferizaji@universum-ks.org
  • +383 44 725 675

Kolegji Universum All Rights Reserved®

Privacy PolicyTerms & ConditionsReport Misconduct
Konkurs për Praktikë Profesionale me Pagesë – IT

Konkurs për Praktikë Profesionale me Pagesë – IT

Praktikant/e në Departamentin e IT-së | 6 muaj | Superpuna

Apliko TaniNa kontakto
Apliko TaniNa kontakto

Hybrid & Career-Driven Education

AI Powered
Education

Hybrid
Learning

Personalized
Learning

Career-Driven
Education

Praktikant/e në Departamentin e IT-së | 6 muaj | Superpuna

Kolegji Universum – KU, kampusi në Ferizaj, shpall konkurs për angazhimin e një studenti/e në Departamentin e IT-së, përmes programit Superpuna, në kuadër të një angazhimi 6-mujor me pagesë.

Kjo mundësi u dedikohet studentëve të Kolegjit Universum që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike në fushën e teknologjisë informative, të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të kontribuojnë në mbështetjen teknologjike të institucionit.

Përgjegjësitë kryesore

• Ofrimi i mbështetjes teknike për stafin akademik dhe administrativ.

• Asistimi në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike, rrjetit dhe sistemeve të IT-së.

• Mbështetja në instalimin dhe konfigurimin e programeve dhe pajisjeve teknologjike.

• Asistimi në administrimin e platformave dhe shërbimeve digjitale të institucionit.

• Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të përditshme teknike.

• Mbështetja teknike gjatë ligjëratave, takimeve dhe aktiviteteve të organizuara nga Kolegji.

Kriteret dhe kualifikimet e kërkuara

• Të jenë studentë të Kolegjit Universum, preferohet në programet e fushës së teknologjisë informative.

• Të kenë njohuri bazë për pajisjet kompjuterike, sistemet operative dhe rrjetet.

• Të kenë aftësi për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.

• Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

• Të jenë të përgjegjshëm, të motivuar dhe të gatshëm për të mësuar.

• Të plotësojnë kriteret e aplikueshme për angazhim përmes platformës Superpuna.

Çfarë ofrojmë?

• Angazhim profesional 6-mujor me pagesë përmes programit Superpuna.

• Përvojë praktike në një mjedis profesional dhe dinamik.

• Mentorim dhe mbështetje nga stafi i IT-së.

• Mundësi për zhvillimin e aftësive teknike dhe profesionale.

Aplikimi

Vendi i punës: Kolegji Universum – KU, Ferizaj

Kohëzgjatja: 6 muaj

Lloji i angazhimit: Me pagesë, përmes programit Superpuna

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:

ferizaji@universum-ks.org

Subjekti i emailit: Aplikim – Praktikë IT

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.